-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rinia dogji Francën, Macron masa ndaj prindërve: 2 vite burg dhe 30 mijë euro gjobë nëse…

Kryesoret

Franca është ende nën rrethim pas trazirave që shpërthyen për vrasjen e 17-vjeçarit, Nael nga zjarri i policisë.

Ministri francez i Drejtësisë, Erin Dupont Moretti ka bërë njoftime të reja pasditen e sotme dhe ka paralajmëruar prindërit e të miturve me 2 vite burg dhe 30 mijë euro gjobë nëse fëmijët e tyre arrestohen gjatë incidenteve.

Vala e zemërimit është shkaktuar nga të rinjtë dhe se nga 1300 arrestimet e bëra të premten, 30% e të arrestuarve ishin të mitur nga 14 deri në 17 vjeç.

Një gjendje e jashtëzakonshme, e cila u lejon autoriteteve të vendosin masa të veçanta si shtetrrethimi, thuhet se u vendos në nëntor 2005 pas dhjetë ditë trazirash pas vdekjes së dy adoleshentëve që u goditën nga rryma ndërsa përpiqeshin të fshiheshin nga policia.

Gjithsej 1,311 persona u arrestuan mbrëmë në Francë, nata e katërt radhazi e dhunës që nga vdekja të martën e një adoleshenti që u qëllua nga një oficer policie, tha ministria e brendshme.

Nga ana e tij presidenti francez, Emmanuel Macron shmangu deklaratat publike të shtunën. Një ditë më parë, ai u kërkoi familjeve të tregojnë përgjegjësi, duke nënvizuar se një e treta e të arrestuarve natën e së enjtes në të premte ishin të rinj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit