Pas protestave të dhunshme të cilat po zhvillohen në Francë pas vrasjes së një 17-vjeçari është regjistruar një tjetër ngjarje e rëndë.
Mësohet se mbrëmjen e djeshme janë qëlluar me armë 3 oficerë nga një burrë në rajonin e Rhone.
Sipas raportimeve të BBC burri u zuri pritë 3 policëve teksa ndodhej pas një muri. Fatmirësisht oficerët nuk kanë marrë plagë të rënda ku vetëm njëri është plagosur në këmbë.
“Ne kemi kaluar një vijë të kuqe. Nuk kemi parë një gjë të tillë më parë këtu dhe është shumë shqetësuese,” u shpreh një anëtar i policisë për rajonin e Rhone.
Ngjarja është regjistruar pas protestave të dhunshme në Francë në lidhje me vrasjen e 17-vjeçarit Nahel i cili u qëllua për vdekje të martën në makinën e tij nga policia.
Momenti kur ai u qëllua me armë nga një polic ka qarkulluar rrjetet sociale dhe ka sjellë rebelimin e francezëve të cilët kanë djegur vendin.
Oficeri policor që dyshohet se qëlloi, u arrestua nën akuzën për vrasje.