-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Trukuan edhe ndeshje, në pranga një arbitër dhe një trajner shqiptar

Kryesoret

Pas skandalit të ndeshjeve të trukura që tronditi basketbollin në Kosovë, tashmë kanë nisur edhe arrestimet. Mediat kosovare raportojnë se Drejtoria e Krimeve Ekonomike të Policisë së Kosovës ka kryerdjenjë aksion, duke arrestuar në Prizren arbitrin Daut Mehmeti dhe trajnerin Arbnor Rifati.

Pas skandalit, gjyqtari Mehmeti u përjashtua përjetësisht nga FIBA dhe Federata e Kosovës, ndërsa së bashku me trajnerin Mehmeti kanë përfunduan nën arrest si të dyshuar për trukime, ndërsa duhet të përgjigjen penalisht për këto akuza.

Policia e Kosovës pritet të jap detaje më të hollësishme në lidhje me këto dy arrestime, ndërsa dyshja janë në paraburgim. Urdhër-kontrolli është zhvilluar me qëllim të sigurimit të dëshmive shtesë dhe arrestimin e dy të dyshuarve në lidhje me veprën penale ‘kurdisje e ndeshjes ose sportit’, ndërsa citohen edhe aktiviteti i Ligës Unike, event i përbashkët mes Shqipërisë dhe Kosovës.

“I dyshuari i parë (arbitër me licencë ndërkombëtare), dyshohet të ketë kurdisur ndeshjet basketbollisti në kuadër të Superligës së Kosovës, Ligës Unike Kombëtare dhe Ligës Ballkanike, veprimet i ka kryer në bashkëveprim me të dyshuarin e dytë (trajner basketbolli).

Të dyshuarit i kanë kryer këto veprime me qëllim të përfitimit material. Po ashtu, i dyshuari i parë, ka bashkëvepruar edhe me arbitër dhe trajner ndërkombëtar në kurdisjen e lojërave basketbollistike, me qëllim të fitimit të basteve”, – thuhet në njoftimin e policisë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit