Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen gjatë vizitës së saj në Madrit u shpreh se është e pamundur të imagjinohet e ardhmja e BE-së pa anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Von der Leyen gjatë fjalës së saj shtoi se të gjitha këto shtete nuk duhet të lihen jashtë Europës nën ndikimin e Rusisë dhe Kinës.
“Kur shikojmë përpara dhe imagjinojmë se si do të duket Evropa… A mund ta imagjinojmë BE-në pa Ballkanin Perëndimor, Ukrainën dhe Moldavinë, të cilat janë të gjitha nën ndikimin e Kinës dhe Rusisë? E pamundur”, tha Von der Leyen gjatë vizitës së saj në Madrid.