-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Izraeli sulmon kampin palestinez, të paktën 8 të vrarë dhe 50 të plagosur

Kryesoret

Ushtria izraelite ka kryer një operacion masiv në kampin Jenin në veri të Bregut të pushtuar Perëndimor.

Forcat mbrojtëse të Izraelit thanë se kanë sulmuar infrastrukturën terroriste në zonën e Jeninit.

“Ne nuk do të qëndrojmë duarkryq përderisa terroristët vazhdojnë t’i lëndojnë civilët duke përdorur kampin Jenin si strehë”, thanë forcat izraelite, duke shtuar se kampi ishte një bastion terrorist.

Operacioni nisi me disa sulme me dron. Ministria palestineze e Shëndetësisë tha se gjatë operacionit të paktën tetë palestinezë janë vrarë dhe 50 të tjerë janë plagosur.

Batalioni i Jeninit, një njësi ushtarake që përfshin persona të armatosur nga grupet palestineze Fatah, Hamas dhe Xhihadi Islamik, tha se: “Ne do të luftojnë kundër forcave pushtuese deri në frymën dhe plumbin e fundit dhe ne do të punojmë së bashku dhe do të bashkohemi nga të gjitha fraksionet dhe formacionet ushtarake”.

Muajin e kaluar, ushtria izraelite vrau të paktën gjashtë palestinezë gjatë një bastisjeje brenda kampit Jenin.

Kjo ishte bastisja e parë e kryer në këtë kamp pas shumë vjetësh dhe në këtë operacion, Izraeli përdori helikopterë ushtarakë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit