Ish-presidenti amerikan, Bill Clinton ulet në Rinas. Clinton që viziton Shqipërinë me ftesën e kryeministrit shqiptar, Edi Rama do të qëndrojë sot dhe nesër në Shqipëri.
Një ceremoni për nder të ish-presidentit amerikan do të zhvillohet në orën 19:00 në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përballë Kryeministrisë shqiptare, ku do të marrin pjesë edhe qytetarë.
Në këtë ceremoni ish-presidentit Clinton do t’i jepet “Ylli i Mirënjohjes për Arritjet Publike”. Gjatë kësaj ceremonie, Clinton pritet t’iu drejtohet të pranishmëve.
Kjo është vizita e parë e Bill Clintonit në Tiranë, 11 vjet më parë Shqipërinë e vizitoi bashkëshortja e tij, Hillary Clinton, që mbante postin e sekretares së Shtetit.