-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

NATO po përgatit plane ushtarake për t’u mbrojtur kundër Rusisë

Kryesoret

Forcat e armatosura të Rusisë janë të dëmtuara, por aspak të shkatërruara në luftën në Ukrainë, tha të hënën një oficer i lartë ushtarak i NATO-s, teksa paraqiti rishikimin më të madh të planeve ushtarake të organizatës që nga Lufta e Ftohtë, nëse Moska guxon të zgjerojë konfliktin.

“Ata mund të mos jenë të paprekur, por sigurisht nuk janë në gjendje të rëndë,” u tha gazetarëve Kryetari i Komisionit Ushtarak të NATO-s, Admirali Rob Bauer.

“Pra, ne kurrë nuk duhet të nënvlerësojmë rusët dhe aftësinë e tyre për t’u riorganizuar”.

Presidenti Joe Biden dhe homologët e tij të NATO-s kanë vendosur të miratojnë një ndryshim të madh të sistemit të planifikimit të aleancës në takimin e nivelit të lartë në kryeqytetin lituanez, Vilnius javën e ardhshme.

NATO-ja, si organizatë, nuk i ofron armë apo municione Ukrainës duke kërkuar të shmangë hyrjen në një luftë direkte me Rusinë, një vend i pajisur me armë bërthamore.

Në të njëjtën kohë, ajo po forcon masivisht sigurinë e vendeve anëtare pranë Rusisë, Ukrainës dhe Bjellorusisë.

Rreth 40,000 trupa janë në gatishmëri nga Estonia në veri, deri në Rumani, në Detin e Zi. Rreth 100 avionë ngrihen në qiell në atë territor çdo ditë dhe 27 anije luftarake janë duke operuar në Detin Baltik dhe Mesdhe. Këto shifra pritet të rriten.

Sipas planeve të saj të reja, aleanca e NATO-s synon të ketë deri në 300,000 trupa gati për të lëvizur në krahun e saj lindor brenda 30 ditëve./VOA

Artikulli i plotë këtu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit