Ish-ministri i jashtëm dhe Profesor, Paskal Milo i ftuar në “5 Pyetjet” nga Ilir Babaramo ka folur në lidhje takimet e tij me ish-presidentin e SHBA-ve, Bill Clinton.
Në fjalën e tij Milo u shpreh se është takuar disa herë me Clinton. I pyetur nga Babaramo se çfarë i ka bërë më shumë përshtypje nga takimet me Clinton, Milo vuri në pah frymën miqësore që karakterizon ish-presidentin amerikan.
“Clinton ishte njeri i thjeshtë ne bisede nuk krijonte distance. Kishte nje frymë miqësore dhe e shkurtonte distancën që ishin përfaqësues te nje vendi te vogël.
Ai e kishte ketë fuqi. Është një mjeshtëri e tij ajo qe ai bënte. Njeri i thjeshte ulej ne nivelin e njeriut te thjeshte qe te hiqte ate barrierën se je para presidentit,” u shpreh Milo.