-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tragjike! Nëna mbytet dhe vdes në dasmën e djalit

Kryesoret

Ajo ishte duke festuar dasmën e djalit të saj dhe gjatë drekës së dasmës në një restorant në provincën e Pescara-s ndërroi jetë. Gruaja 85-vjeçe, banuese në Cugnoli, një fshat në Val Pescara, ishte në tavolinë me miqtë dhe familjarët kur pësoi simptomat e mbytjes. Me gjithë ndërhyrjen e menjëhershme të të pranishmëve dhe mbërritjen e ndihmës nuk ka pasur shpëtim, sipas mediave italiane.

Njerëzit që ishin me të lajmëruan menjëherë 118 dhe, ndërkohë, tentuan manovrën Heimlich, një teknikë e ndihmës së parë e dobishme për heqjen e një pengese të rrugëve të frymëmarrjes. Por gjithçka ishte e kotë dhe pas mbërritjes së tyre, mjekët mundën vetëm të konstatonin vdekjen e gruas. Ngjarja ka ndodhur në një restorant në Serramonacesca.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit