-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

EMRI/ Sulmoi me acid avokaten italiane, lirohet pas 9 vitesh shqiptari

Kryesoret

Në prill të 2013-ës, shqiptari Rubin Talaban u pagua 30 mijë euro për t’i hedhur acid në fytyrë avokates italian, Lucia Annibali në Itali.

Dhe tani Rubin Talaban siç zbulohet nga Il Messaggero është sërish i lirë dhe jeton në Shqipëri pasi ka vuajtur 9 vjet nga 12 vitet e dënimit.

Ai u lirua në prill pas pak më shumë se 9 vitesh burg. Akti i tmerrshëm ishte porositur nga Luca Varani, gjithashtu avokat, i cili më 16 prill 2013 i kishte kërkuar Rubin Talabanit dhe një shqiptari tjetër, Altistin Precetaj që t’i hidhnin avokates acid në fytyrë.

Aso kohe, të dy kanë qenë pranë shtëpisë së saj kur e sulmuan duke i hedhur acid në fytyrë. Të dy shqiptarët ishin dënuar nga Gjykata e Apelit në Romë me 12 vite burg, ndërsa porositësi Luca Varani me 20 vjet burg.

Lajmi për lirimin e Talabanit u dha nga avokati i tij, i cili pas një gjyqi në Pesaro për trafik të dyshuar droge, pasi doli nga seanca tha se Talaban është i lirë dhe jeton në Shqipëri.

Ai shpjegoi se 41-vjeçari është liruar falë një ligji për krimet e kryera nga të huaj, i cili parashikon që i dënuari të dëbohet dhe të kthehet në shtëpi me ndalim kthimi në Itali për dhjetë vjet.

Lucia Annibali komentoi lirimin e tij duke thënë se nuk e tremb më, pasi është në Shqipëri./La Repubblica

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit