Një 34-vjeçar u arrestua gjatë një ndjekjeje në Athinë për tentativën e vrasjes së një biznesmeni në Mykonos në vitin 2020. Gati tre vjet pas rrahjes brutale të biznesmenit të njohur në Mykonos, Florios Asimomytis, 34-vjeçari shqiptar që dyshohet se është autori i sulmit brutal është arrestuar.
Sipas informacioneve, bëhet fjalë për A.N., i cili u arrestua më 25 qershor 2023, së bashku me një tjetër shqiptar, pas një incidenti në qendrën tregtare Attica.
Më pas ai u largua në këmbë ndërsa departamenti i Mykonos ngriti një çështje për tentativë vrasje. Sipas burimeve policore, biznesmeni është thirrur dhe e ka njohur autorin e sulmit ndaj tij si 34-vjeçarin.