-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ibrahimaj: Turizmi, ecuri pozitive, punësimi arriti në 67.1%

Kryesoret

Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj tha në një konferencë për mediat se rritja ekonomike ishte 2.72% në tremujorin e parë të vitit. Ministrja theksoi se rritja u nxit kryesisht nga aktivitetet e pasurisë së paluajtshme dhe ndërtimi, ndjekur nga sektori i tregtisë dhe shërbimeve.

“Për tre mujorin e parë të vitit 2023, rritja ekonomike në vend ishte me 2.72 përqind. Ishte një rritje mesatare. Rezultoi që rritja 2.7% ishte me e lartë se Maqedonia e Veriut e se Serbia. Mesatarja e rritjes së vendeve të BE-së ishte 1%.”, theksoi ministrja Ibrahimaj.

Ministrja Ibrahimaj: Rritja ekonomike në Shqipëri, 2.72%, më e lartë se e vendeve të BE!

Ministrja shtoi se sipas të dhënave nga instituti i statistikave për tre mujorin e parë, punësimi është rritur në 67.1 përqind ndërsa papunësia është ulur në 10.9 përqind.

“Nga instituti i statistikave, të dhënat konfirmojnë trendin pozitiv të treguesve të tregut të punës gjatë tre mujorit të parë. Shkalla e punësimit ka arritur nivelin 67.1 përqind ndërsa papunësia ka shënuar 10.9 përqind, shifër në rënie në krahasim me një vit më parë. Sa i përket të dhënave të pagave, të dhënat që kemi janë të tre mujorit të parë që nuk reflektojnë as rritjen pagës minimale dhe as politikën e re të pagave. Megjithatë në tremujorin e parë, paga mesatare u rrit me 9.2 përqind në krahasim me një vit më parë.“, shtoi ministrja.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit