Më 2 korrik qeveria talebane në Afganistan njoftoi se kishte ndërmarrë disa masa të reja të cilat lidheshin kryesisht me jetesën dhe pozicionin e gruas në atë shoqëri.
Ata kanë ndaluar më herët gratë dhe vajzat adoleshente të ndjekin shkollimin, palestrat dhe të mos dalin në parqe, e së fundmi madje i kanë ndaluar të punojnë për Kombet e Bashkuara.
Talebanët gjithashtu kanë vendosur që gratë duhet të vishen në një mënyrë që të zbulojnë vetëm sytë e tyre dhe duhet të shoqërohen nga një i afërm mashkull nëse ato udhëtojnë më shumë se 72 km.
Mbyllja e salloneve të bukurisë ishte pjesë e një game të gjerë masash të vendosura nga talebanët së fundmi.
Sallonet e bukurisë ishin të hapura pasi talebanët rimorën pushtetin dy vite më parë. Por në vitrinat e tyre mbuloheshin imazhet e grave.