Gazeta britanike “Financial Times” ka publikuar një artikull me titull “Radikalët serbë po rikthehen në veri të Kosovës”.
“Nacionalistët serbë po rikthehen në veri të Kosovës pas rritjes së pakënaqësisë me liderët në Prishtinë dhe Beograd – potencialisht duke minuar bisedimet diplomatike dhe duke rritur rreziqet e sigurisë në Ballkanin perëndimor, shkruhet në këtë artikull.
“Financial Times” shkruan tutje se serbët e Kosovës po e shohin si të paaftë Vuçiçin për t’i mbrojtur interesat e tyre.
“…serbët në Kosovë gjithnjë e më shumë po e shohin Vuçiçin dhe partinë politike të mbështetur nga Beogradi, Listën Serbe si të paaftë për t’i mbrojtur interesat e tyre”.
Aty citohen disa personazhe periferike të politikës serbe në veri, përfshirë edhe një profesoreshë serbe që po protestonte në Leposaviq por edhe një politikan i Listës Serbe.
Në tjetrën anë, merret edhe qëndrimi i znj. Milica Andriq Rakiç aktiviste e shoqërisë civile.
“Vuçiçi ka ndikim vetëm te Lista Serbe por ata nuk kanë autoritet, nuk kanë figurë karizmatike për ta udhëhequr komunitetin në një moment kritik kur frustrimi është kaq i lartë” kishte thënë ajo.









