RENEA dhe FNSH zbarkuan mëngjesin e sotëm në disa fshatra të Krujës dhe Fushë Krujës, mes tyre në Tapizë dhe Nikël për të kryer kontrolle në lidhje me vrasjen e ndodhur tre net më parë në Larushk. Disa persona janë shoqëruar deri tani.
I dyshuar si atentatori i Ramazan Sinos, dalin fotot e “të fortit” të Krujës
Operacioni është zhvilluar në orët e para të mëngjesit duke trokitur në dyert e të dyshuarve pa gdhirë për t’i kapur. Deri tani është arrestuar Valter Bami, vëllai i Durim Bamit. Atij i janë gjetur shenja baruti në dorën e majtë.
Prapaskenat e miqve që u bënë armiq dhe vrasja e bujshme! Kush ishte gjurma që e fundosi?
Hetimet vazhdojnë në lidhje me vrasjen. Nga atentati mbeti i vdekur Ramazan Sino, që është kunati i shënjestrës, Gentjan Bejtja. Gjithashtu ngelën të plagosur dy fëmijët e Bejtjas.









