-sidi education-spot_img
32.8 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Prapaskenat e miqve që u bënë armiq dhe vrasja e bujshme! Kush ishte gjurma që e fundosi?

Kryesoret

Mbrëmjen e djeshme u arrestua personi i parë me akuzën e përfshirjes në atentatin me armë zjarri ndaj Gentian Bejtjas në Larushkë të Kujës, ku mbeti i vrarë kunati i tij, Ramazan Sino, si dhe u plagosën dy fëmijët e shënjestrës që udhëtonin në makinë.

Personi i arrestuar është 37-vjeçari Valter Bami, vëllai i Durim Bamit, një emër i njohur nga drejtësia, i cili ishte shoqëruar më herët për ngjarjen e 3 ditëve më parë dhe më pas ishte lënë e lirë.

Ai u arrestua pasi gjatë aktit të ekspertimit ka rezultuar se në dorën e majtë të Valter Bamit janë konstatuar gjurmë baruti duke shtyrë ekspertët të dyshojnë se ka qëlluar me armë zjarri.

Kush e bëri vrasjen? Flet i forti i Krujës pas arrestimit: Kjo është e vërteta ime

Ai u arrestua për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” por dyshimet janë për atentatin nëse ka marrë pjesë. Vetë Bami e mohoi kategorikisht duke deklaruar se “nuk kam marrë pjesë. Në atë moment kam qenë në shtëpi”.

Vëllezërit Bami, të njohur si të fortët e Krujës dhe Gentian Bejtja kanë qenë miq mes tyre dikur por më pas raportet mes tyre janë prishur. Objektivi i sulmit në Larushkë ishte Gentian Bejtja, i cili i kishte shpëtuar më herët dhe dy atentateve të tjera.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit