-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Përfshihet nga flakët shtëpia e të moshuarve, 6 të vdekur, 81 në spital

Kryesoret

Një zjarr i fuqishëm ka shpërthyer në shtëpinë e të moshuarve në rrugën Cinquecento në Milano. Sipas mediave italiane nga zjarri kanë humbur jetën 6 të moshuar dhe dhjetëra të tjera janë plagosur, 3 prej tyre në gjendje të rëndë për jetën.

Forcat zjarrfikëse ende janë në luftë për të shuar flakët. Dy gra të moshës 69 dhe 87 vjeç që ndanin të njëjtën dhomë u dogjën. Katër viktimat e tjera, tre gra të moshës 75, 84 dhe 85 vjeç dhe një burrë 73 vjeç, vdiqën nga asfiksimi.

Sipas zjarrfikësve, tre persona ndodhen në gjendje të rëndë në spital, ndërsa 40 të tjerë janë shpëtuar dhe janë me sipmtoma asfiksimi, po jo të rënda. Struktura është pjesërisht e papërdorshme. Disa nga të moshuarit u dërguan në një krah tjetër të objektit.

‘Casa per coniugi’ është një rezidencë e kujdesit shëndetësor për të moshuarit në pronësi të Bashkisë së Milanos, e menaxhuar nga kooperativa Proges, e cila kontrollon 300 struktura në 11 rajone.

Struktura, e cila ndodhet në via dei Cinquecento, në zonën jugore të Milanos, pranë Piazzale Corvetto, ndodhet në një ndërtesë trekatëshe të vitit 1920 dhe ka 210 shtretër. Ajo u përdor si një shtëpi të moshuarish në 1955.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit