-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

2 ditë pas dhunës në Krujë mbyllet gurorja e Rrajave

Kryesoret

2 ditë pas dhunës barbare të ushtruar ndaj Bilbil dhe Jashar Majas mësohet se është mbyllur gurorja e cila shkaktoi edhe ngjarjen e rëndë në Krujë.

Mësohet se Forcat e policisë nga Tirana kanë bllokuar guroren.

Dhuna e ushtuar ndaj 2 të plagosurve u regjistrua pasi pjesëtarët e fisit Maja ishin ankuar për guroren duke u shprehur se shpërthimet po u dëmtonin shtëpitë.

Në lidhje me ngjarjen janë marrë disa masa ku janë arrestuar disa persona dhe janë shpallur në kërkim të tjerë. Komisariati i Krujës ditën e sotme gjithashtu u shkri.

Shkrihet komisariati pas dajakut! Tonin Vocaj merr në dorë rendin në Krujë

Mesditën e sotme dha dorëheqjen nga mandati deputeti i PS në Krujë, Rrahaman Rraja i cili i bëri thirrje djalit të tij të dorëzohet pasi është shpallur në kërkim në lidhje me dhunën e regjistruar në Krujë.

Jep dorëheqjen deputeti i PS-së në Krujë: Më vjen turp nga fëmija im

Ndërkohë pak minuta më parë kryeministri Rama njoftoi shkarkimin e ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi.

Shkarkohet Çuçi, Balla ministri i ri i Punëve të Brendshme

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit