Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla ka marrë pjesë ditën e sotme në në një Forum në Dubrovnik bashkë me Gabriel Escobar dhe Miroslav Lajcak.
Temë diskutimi në këtë Forum ishte siguria e Ballkanit Perëndimor. Gjatë fjalës së saj Gërvalla u shpreh se BE-ja s’mund të ofrojë siguri për këtë rajon, pa përkrahjen e SHBA-së dhe NATO-s.
Gërvalla shtoi se BE-ja është një tigër prej letre pa përkrahjen e dy fuqive si SHBA dhe NATO.
“Kosova është unike sepse 90% e njerëzve mbështesin anëtarësimin në BE dhe NATO. Ne jemi në linjë me Përëndimin sa i përket Ukrainës.
Të tjerët në fqinjësi po e asistojnë rusinë në këtë aggression, pa pasoja nga Bashkimi Evropian. Një pyetje kyce për sigurinë në Ballkan Perëndimor është nëse BE-ja mund të garantoj sigurinë dhe paqen në Evropë.
Përshtypja ime është që BE-ja s’mundet. Sepse s’është, s’mundet. Sepse s’është e aftë që të ofrojë siguri. Arsyet janë të dukshme.
S’ka vullnet politik. Shumë mos unitet ka në Union. Dhe pa SHBA dhe NATO-n, BE-ja është një “tigër prej letre” sa i përket sigurisë”, ka thënë Gërvalla.