-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

‘Lumë’ droge në një garazh në Firence, pranga trafikantit shqiptar

Kryesoret

Një tjetër shtetas me origjinë shqiptare ka rënë në prangat e policisë italiane, pasi gjatë kontrolleve të ushtruara në një magazinë të zotëruar prej tij, atij iu gjet dhe sekuestrua një sasi e madhe me kokainë, marijuanë dhe ekstazi.

Sikurse njoftojnë mediat vendase, arrestimi i shqiptarit ndodhi ditën e djeshme, ndërsa mësohet se, policia ka sekuestruar 20 kg kokainë, mbi 110 kg marihuanë dhe hashash, rreth 3.5 kg MDMA dhe amfetaminë, 6050 tableta ekstazi dhe 20 shishe vaj kanabisi.

Ndërkohë, mësohet gjithashtu se, brenda garazhit është gjetur edhe material për paketimin e drogës, e cila bëhej gati për shitje në treg. Policia njofton se vijon hetimet për zbulimin e plotë të të gjithë anëtarëve të këtij rrjeti droge.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit