-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shkarkimi nga posti i ministrit të Brendshëm, vjen reagimi i parë i Çuçit

Kryesoret

Pas njoftimit të kryeministrit Edi Rama për shkarkimin e ministrin e Brendshëm, Bledi Çuçi ka ardhur edhe reagimi i këtij të fundit.

Për mes një postimi në llogarinë e tij në Facebook Çuçi ka falenderuar kryeminstrin për besimin.

Gjithashtu nuk ka munguar edhe urimi për Taulant Ballën i cili është shpallur ministri i ri Brendshëm të cilit i ka uruar suksese.

Reagimi i plotë

Falënderoj kryeministrin Rama për besimin dhe mbështetjen që më ka dhënë këto dy vite e gjysmë në detyrën e vështirë të Ministrit të Brendshëm. Për mua ka qenë nder dhe përgjegjësi e madhe të ushtroja këtë funksion të lartë publik dhe shumë të rëndësishëm.

Prej ditës së parë kur e mora atë detyrë e deri më sot kam punuar e shërbyer me integritet dhe bashkë me skuadrën e Ministrisë së Brendshme kemi adresuar shumë sfida që lidhen me sigurinë, rendin publik,  emigracionin, gjendjen civile dhe pushtetin vendor.

Një falënderim i veçantë shkon për të gjithë ata që ishin krah meje në këtë rrugëtim sfidues.

Suksese Taulantit në sfiden e re, për të vijuar me reformat transformuese në këtë ministri e veçanërisht në Policinë e Shtetit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit