-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Furtuna në Krujë dhe qeveri! Si arriti të shpëtonte Rrumbullaku?

Kryesoret

Tre vendime të forta për ngjarjen e rëndë që ndodhi tre ditë më parë në Krujë, por edhe një mister. Komisariati i policisë në Krujë u shkri. Në dorën rendin dhe sigurinë në këtë qytet e mori vetë drejtori i policisë së Tiranës, Tonin Vocaj.

Deputeti Rrahman Rraja dha dorëheqjen nga mandati dhe politika. Në mbrëmje erdhi shkarkimi i ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi. Por si shpjegohet fakti komisariati lokal dhe ministri u “dogjën” dhe drejtori i policisë shpëtoi?

Në mënyrë indirekte, me këtë vendim kryeministri duket se ka pranuar realitetin që ishte partia që u kishte dhënë mburojë Rrajave në Krujë dhe Rrumbullaku nuk e kishte zonën nën kontroll dhe për këtë arsye nuk u prek.

Pas ish-ministrave të brendshëm Saimir Tahiri, Fatmir Xhafaj dhe Sandër Lleshaj, ministri Çuçi bëhet ministri i katërt socialist, që shkarkohet nga kjo detyrë gjatë 10 viteve të qeverisjes socialiste.

Ardhja e Taulant Ballës ashtu si e cdo ministri të ri pritet që të shoqërohet me lëvizje në nivel drejtues, por edhe shefat komisariati.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit