-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Prapaskenat/ Çfarë ndodhi 5 orë brenda, si u fik “vaji i kandilit” të Çuçit?

Kryesoret

Dy vite e gjysmë në detyrën e vështirë të Ministrit të Brendshëm. Koha e Bledi Çuçit mbaroi duke u shënjuar nga një ngjarje e rëndë. “Përbindshi” që politika i dha zemër për vota në fund “hëngri kokën” e ministrit. Por si erdhi shkarkimi, kush ishin orët vendimtare? Në momentin që ndodhi dhuna barbare, Edi Rama ndodhej në turin Ballkanik.

Liderit iu prish qetësia. Mëngjesin e djeshëm pasi pamjet e makrabitetit morën dhenë, Çuçi i shkoi në zyrë drejtorit të policisë së shtetit, Muhamet Rrumbullaku. Si asnjëherë tjetër më parë, takimi zgjati 5 orë. Në dalje asnjë prononcim për mediat.

Çuçi u largua për të mos u kthyer më si ministër në drejtorinë e policisë dhe Rrumbullaku u fut brenda duke shpëtuar. Por çfarë ndodhi brenda? Interpretimin e bisedës mund ta bëjmë mbi faktet. Sapo mbaroi takimi, Tonin Vocaj nga policia e Tiranës lëshoi një njoftim për mediat, u shkri komisariati i policisë Krujë.

Djali, Rexhep Rraja dhe vëllai i deputetit Xhelali u vendosën në krye të dhunës si organizatorë. Por vështirë që biseda të jetë rrotulluar pesë orë vetëm mbi këtë riorganizim. A u diskutua pozicioni i Rrumbullakut? Kjo do të mbetet mister që ndoshta koha do ta tregojë. Gjithashtu nuk dihet nëse pas orës 14:30 kur doli nga zyra e Rrumbullakut, a shkoi Çuçi për të takuar Ramën?

Cilat ishin konkluzionet e bisedës me Rrumbullakun që Çuçi i çoi Ramës? Gjashtë orë më pas në mbrëmje u fik “vaji i kandilit” të Çuçit, një shprehje që ish-ministri e përdori me nota ironike për shkarkimin e Ardi Veliut dy vite më parë, por që tani erdhi radha e tij…ndërsa djali dhe vëllai i deputetit Xhelali shijojnë lirinë…

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit