Një vajzë e shoqëruar nga nënë e saj, ka raportuar në polici në Kosovë se është dhunuar seksualisht në një shtëpi të pabanuar. Vajza dhe i dyshuari janë nga Shqipëria.
“Pejë, 08.07.2023 – 20:00. Viktima femër r/shtetase e Shqipërisë e shoqëruar nga nëna e saj ka raportuar rastin se në një shtëpi të pa banuar ishte dhunuar seksualisht nga i dyshuari mashkull r/shtetas i Shqipërisë.
Njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes, viktima të dërgohet te mjeku për ekzaminim, ndërsa i dyshuari është në kërkim policor. Është njoftuar prokurori, rasti vazhdon të hetohet” njofton policia.