-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

SPAK: Provat, si i favorizoi Ahmetaj miqtë e tij Zoto-Mërtiri duke shkelur ligjin

Kryesoret

“5Pyetjet.al” publikon detaje të tjera nga dosja hetimore e SPAK-ut që i dërgoi Kuvendit për t’i marrë autorizimin për arrestimin e Arben Ahmetajt. Prokuroria thekson se ka provuar që ish-zv/ kryeministri ka përfituar në forma të ndryshme rreth 500 mijë euro nga bosët e inceneratorëve Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, të dy të shpallur në kërkim. Prokuroria thotë se deputeti socialist ka qenë në dijeni të të gjitha shkeljeve që po kryheshin për inceneratorin e Elbasanit por lejoi procesin që të vazhdonte kundrejt përfitimeve që mori.

Pjesë nga dosja e SPAK-ut për Arben Ahmetajn;

Arben Ahmetaj, ka qenë vazhdimisht në dijeni vazhdimisht në dijeni të problematikave që evidentonte Ministria e Financave dhe pengesat që kjo e fundit po nxirrte për miratim, në lidhje me procedurën koncensionare me objekt “Ndërtimi dhe administrimi i impiantit të trajtimit të mbetjeve urbane të Qarkut të Elbasanit për prodhimin e energjisë”, apo edhe me diskutimet e komisionit, si edhe lexohet nga emaili i datës 06.12.2014 kur shtetasi X i ka nisur në këtë datë emailin e përcjellë nga shtetasi Alqi Blako, me materialin e përgatitur nga komisioni në lidhje me pikat e diskutuara dhe me pikat e diskutimit të Ministrisë së Financës.

-Në datën 19.01.2016, personi nën hetim Arben Ahmetaj, si Ministër i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, ka shprehur dakordësinë për çeljen e investimeve nga Ministria e Mjedisit, detajimin e tyre për vitin 2016, në lidhje me Inceneratorin e Elbasanit në shumën 550 000 000 Lekë, Implanti i prodhimit të energjisë nga mbetjet Fier 73 330 000 Lekë; Pastrimi i lumit Shkumbin 130 000 000 dhe mbyllja e venddepozitimit ekzistues të mbetjeve të ngurta urbane të qytetit të Elbasanit 740 000 000 Lekë, ku në të katërta këto procedura, janë pikërisht miqtë e tij, shtetasit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri që në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë, kanë përfituar të ardhura.

-Personi nën hetim Arben Ahmetaj, si Ministër i Zhvillimi Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, ka ndërmarrë nisma ligiore (me shkresen nr. 8026/22 prot date 28.01.2016, shtetasi Arben Ahmetaj, në pozicionin e Ministrit të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes paraqet pranë Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave, projekt-vendimin për disa ndryshime dhe shtesa ne VKM nr. 575 date 10.07.2013 “Për miratimin e rregullave për vlerësimin dhe dhënien me koncension/partneritet publik privat” të ndryshuar) në lidhje edhe me ndryshimin e VKM nr. 575 datë 10.07.2013, në koherencë me ndryshimet e ligjit për koncensionet të propozuara po prej tij, ku rritet pushteti i Ministrië e qe ai drejton.

-Personi nën hetim Arben Ahmetaj, si Ministër i Zhvillimi Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, me shkresën nr. 367/2 prot. datë 01.02.2016 ka shprehur dakordësinë e tij për projektvendimin “Për miratimin e Bonusit prej 10% të pikëve, që i jepet X shoqërisë për rezultatin teknik, financiar dhe mjedisor, në procedurën përzgjedhëse konkurruese, për dhënien me koncesion, të ndërtimit dhe administrimit të implantit të traitimit të mbetjeve urbane të Qarkut Fier dhe prodhimin e energjisë”. Këtë përgiigie e ka dhëne pikërisht në kohën kur në këtë shoqëri ishte bërë ortak shoqëria Integrated Technology Services sh.p.k. e shtetasit Klodian Zoto. Në dhënien e kësaj dakordësie, nuk ka ngritur asnjë shqetësim në lidhje me historikun e kësaj shoqërie, aftësitë e saj financiare apo teknike.

-Personi nën hetim Arben Ahmetaj, si Ministër i Financave, me shkresën nr. 6770/1 prot. datë 24.05.2016, ka miratuar transferimin e fondeve për investime, duke i shtuar projektit “Mbyllja e vendepozitimit ekzistues të mbetjeve të ngurta urbane të qytetit të Elbasanit” shumën prej 177 500 000 Lekë.

Dosja 500 mijë Euro, vila dhe udhëtime! 6 rastet që SPAK “gozhdoi” Ahmetajn

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit