-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tensionet në veri, politikani serb: Njohja e Kosovës është zgjidhja më e qëndrueshme

Kryesoret

Politikani serb, Boban Bogdanoviç është një personazh i cili reagon shpesh në lidhje me marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë ku gjithashtu është shprehu se është e pamundur të ketë normalizim mes 2 vendeve derisa në pushtet është Vuçiç.

Së fundmi Bogdanoviç u shpreh se Vuçiç është përgjegjësi kryesor për tensionet e krijuara në pjesën veriore të vendit.

“Situata e  tensionuar gjatë muajve të fundit në Kosovë është për shkak të një personi, ai është Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Ai që nga fillimi nuk ka pasur vullnet që ta respektoj marrëveshjen e Ohrit, prandaj edhe po i shohim këto kriza. Është e tmerrshme së në çfarë forme ai i përdor dhe i shantazhon qytetarët serb në veriun e Kosovës, këtë formë presioni ai e kryen përmes dy kriminelëve, Milan Radojçiç dhe Zvonko Veselinoviç.

Qeveria e Kosovës është duke e bërë gjënë e duhur duket i luftuar grupet kriminale në veri, qytetarët serb në Kosovë duhet të ndihen te lirë,” tha Bogdanoviç.

Politikani serb shtoi se përfundimi i procesit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë duhet të përfundojë me njohje të ndërsjellë.

“Pa presion të fuqishëm nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britanisë, Vuçiç nuk do të pranoj një marrëveshje përfundimtare me Kosovën.

Zgjidhja më e mirë do të ishte që ky proces i gjatë të përfundonte me njohje të ndërsjellë dhe populli serb duhet të përgatitet për këtë gjë.

Njohja e ndërsjellë mes të dyja vendeve do të ishte zgjidhja më e qëndrueshme për rajonin e Ballkanit Perëndimor,” shtoi ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit