Ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj do të jetë i pranishëm nesër pasdite në orën 16:00 kur Këshilli i Rregullores, Mandateve dhe Imunitetit të vendosë për fatin e tij.
Henrik Ligori, avokati i ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj deklaroi se deputeti socialist ndodhet brenda vendit dhe konfirmoi praninë.
SPAK kërkon ta arrestojë! Avokati: Ahmetaj ndodhet brenda vendit
SPAK i është drejtuar me një kërkesë zyrtare Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, ku i kërkon autorizim për arrestimin e ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj.
Shkresa e Prokurorisë së Posaçme ka mbërritur në ambientet e Kuvendit në datën 7 korrik, ditën e premte, por është bërë publike vetëm të hënën.
Kuvendi mblidhet nesër me dyer të mbyllura për Ahmetajn: Sekret hetimor