-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dy skenarë dhe një lutje! Kush janë tetë (ar) miqtë që do të vendosin fatin e Ahmetajt?

Kryesoret

Pasditen sotme do të mblidhet Këshilli i Mandateve dhe Imunitetit, pasi Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit, SPAK, i kërkoi Kuvendit një ditë më parë dhënien e autorizimit për arrestimin e ish-ministrit Arben Ahmetaj.

Mbledhja nis në orën 16:00, ku do të diskutohet mbi heqjen e mandatit të deputetit Ahmetaj. Avokatët e Ahmetajt kanë përgatitur një kërkesë për shtyrjen e seancës për nesër me argumentin se dosja është voluminoze dhe kërkon kohë për t’u përgatitur.

LEXO KETU– Të gjitha lajmet për dosjen e Arben Ahmetajt

Dy janë skenarët për këtë proces heqje imuniteti të ish zëvendës kryeministrit deputetit Arben Ahmetaj. Skenari i parë që Arben Ahmetaj heqë dorë vullnetarisht nga mandati, gjë që nuk po ndodh, pasi ka përgatitje për përballje.

Skenari dytë është që Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin mblidhet nga ku Ahmetaj mund të marrë pjesë apo të ketë përfaqësuesin ligjor sipas dëshirës. Ky këshill formulon dhe e dërgon relacionin i cili duhet të votohet në kuvend.

Kush janë anëtarët?

Arben Ahmetaj nëse shkon në mbledhje do të jetë përballë miqve të tij socialistë që për shkak të vendimit politik sikur është paralajmëruar dje do të jenë të detyruar të votojë pro arrestimit të tij.

Këshillin e drejton kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla. Anëtarët e PS-së bashkë me Nikollën janë në shumicë, tetë; Taulant Balla, Ermonela Felaj, Arben Pëllumbi, Blerina Gjylameti, Klevis Xhoxhi, Klotilda Bushka dhe Xhemal Qefalia.

Anëtarët e opozitës janë shtatë; Dashnor Sula, Dhurata Çupi, Enkelejd Albieaj, Ervin Salianji, Gazment Bardhi, Greta Bardeli dhe Saimir Korreshi.

DOSJA/ Të gjithë manovrat dhe shkeljet e Ahmetajt për favorizuar inceneratorët

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit