Ekspertët e BKH-së dhe prokurorët e SPAK-ut kanë arritur që të zbulojnë bisedat mes Arben Ahmetajt dhe Mirel Mërtirit në telefonin e ish-zv/ kryeministrit që u gjet në vilën në Palasë.
Rezulton se nga data 21 korrik 2012 deri ne 10 tetor 2012, në gati tre muaj ka pasur 138 komunikime telefonike dhe 3287 mesazh mes Ahmetaj dhe Mërtirit
Nga komunikimet ndërmjet tyre ndër të tjera rezultoi se bashkëbiseduesit kanë një raport tepër miqësor pasi në bisedat e tyre përdoren fjalët si: “O la” (nenkupton vella), fratelo, tigër, i madh etj.
LEXO KETU– Të gjitha lajmet për dosjen e Arben Ahmetajt
Në njërin nga komunikimet e tjera te zbardhura në shtator 2012 Ahmetaj i kërkon Baftjar Zeqos, atëherë kryetar i bashkisë Fier që të ulen për kafe ata të dy me Mërtirin.
SPAK: Mong Bega i dha vilën Ahmeajt
“Gjithashtu, nga të dhënat e administruara përgjatë këtij hetimi, ekziston dyshimi i arsyeshem, i mbeshtetur ne prova, se shtetasit Albina Mançka dhe Arben Ahmetaj, kanë porositur dhe fituar pronesine që në vitin 2019, të një vile të identifikuar si vila me nr 73 ndodhur në Palasë, e porositur me kontratë sipërmarrje nga shoqëria Inerte Express sh.p.k., me ortak shtetasin Mond Bega, kaluar në vijim, me qëllim të fshehjes së pronarit të vërtetë, shtetases Elda Dinaj, mikeshë e ngushtë e shtetases Albina Mançka.
Kjo vilë nuk është deklaruar ndonjëherë në deklaratat e pasurisë që shtetasit Arben Ahmetaj dhe Albina Mançka kanë dorëzuar pranë Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit, Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave. Deri më tani ekziston dyshimi i arsyeshëm i mbështetur në prova se kjo vilë është përfituar me të ardhura që nuk mund të justifikohen me burime të ligjshme” thuhet në dosjen e SPAK-ut.
SPAK hap telefonin e Ahmetajt! 138 telefonata dhe SMS me bosin e inceneratorëve, Mërtiri