Qeveria e Kosovës ka marrë ditë e sotme vendimin për heqjen e masës së sigurisë për mallrat e lëndës së parë dhe gjysmë produktet nga Serbia.
Kryetari i OEK-ut, Lulëzim Rafuna deklaroi në media për KosovaPress se ata janë në dijeni për heqjen e masës, por Qeveria e Kosovës akoma nuk është përgjigjur lidhur me zbutjen e masës së sigurisë për mallrat e Serbisë.
Masa ndaj mallrave serbe u mor pas rrëmbimit të 3 policëve serbë më 14 qershor.
Që nga ajo dite asnjë kamion me mallra që vinin nga Serbia nuk ka hyrë në territorin e Kosovës ndërkohë që sot u mor vendimi që të lejohen.