42 vjeçari Juljan Ismailaj është arrestuar në Durrës nën akuzën për vjedhje. Sipas policisë, Ismailaj kishte vjedhur 4 banesa gjatë këtij muaji në qytetin bregdetar.
Dyshohet se 42-vjeçari ka vjedhur sende dhe bizhuteri me vlerë ndër të cilat janë sekuestruar nga policia në cilësinë e provës materiale: 2 ora dore, një unazë floriri, 2 celularë dhe një automjet.
Vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas.