Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka komentuar sërish rreth sanksioneve amerikane të vendosura ndaj krahut zë tij të djathtë, Aleksandar Vulin.
Pasi u shpreh se këto sanksione i janë vendosur Vulin për shkak të mbështetjes ndaj Rusisë Vuçiç rikujtohet kohën kur ai ishte sanksionuar.
Presidenti serb u shpreh se edhe ai ishte sanksionuar po për të cilën nuk i kishte interesuar.
“Ndaj meje u vendosën sanksione në vitet 1998-1999, nuk më interesonte shumë, të them të drejtën”, tha Vuçiç gjatë një vizite në punimet e ndërtimit në korridorin e Danubit.
Vuçiç tha gjithashtu se politikën e tij nuk do ta udhëheqin amerikanët, rusët apo dikush tjetër.
“Politika që unë drejtoj duhet të jetë e mirë për Serbinë dhe popullin serb,” shtoi ai.