Pas ndarjes nga Dafina Zeqiri, Dj Geek duket se ka rigjetur dashurinë e momentit.
Ai prej disa kohësh përflitet se është në lidhje me Keisi Medinin, vajzën e Sabianit.
Dyshja u fotografua në Prishtinë së bashku, duke ngjallur dyshimet për një lidhje mes tyre.
Keisi është në Prishtinë, mes tjerash edhe për muzikë, pasi po punon në studio muzikore për disa këngë të reja që do t’i publikojë së shpejti.
Ndërkaq, sa i përket spekulimeve për lidhje, deri tani, Geek dhe Keisi as nuk e kanë mohuar dhe as pohuar.