-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kievi sulmohet me dronë rusë për të dytën natë radhazi

Kryesoret

Rusia kreu një tjetër sulm me dronë për të dytën natë radhazi në kryeqytetin ukrainas të Kievit, por mbrojtja ajrore e Ukrainës i rrëzoi me sukses të gjithë ata, tha administrata ushtarake e Ukrainës, më 12 korrik.

“Pas një pushimi prej më shumë se një jave, armiku lëshoi dronë të prodhuar nga Irani mbi Kiev për të dytën ditë radhazi. Alarmi ajror zgjati për më shumë se dy orë”, tha kreu i administratës ushtarake, Serhiy Popko, në Telegram.

“Të gjithë dronët në hapësirën ajrore rreth Kievit u shkatërruan nga mbrojtja jonë ajrore”, shtoi ai. Popko nuk raportoi për dëme apo lëndime.

Koloneli ukrainas Serhiy Cherevatiy raportoi se trupat ukrainase të përfshira në luftime pranë qytetit të Bahmutit në rajonin lindor të Donjeckut po bëjnë përparim me një “ritëm të moderuar”.

Që nga 11 korriku, Cherevatiy deklaroi se forcat ruse kanë krijuar rezistencë të ashpër, duke u përpjekur të pengojnë avancimin e trupave ukrainase.

Cherevatiy shpjegoi më tej në një televizion ukrainas se në rajonet e Liman dhe Kupiansk, forcat ruse po përpiqen në mënyrë aktive të fitojnë epërsinë duke nisur vazhdimisht sulme kundër njësive ukrainase.

Dhjetë përleshje u zhvilluan dhe më shumë se 800 predha nga lloje të ndryshme artilerie ranë me breshëri gjatë ditës së 11 korrikut, tha Cherevatiy, duke shtuar se po aktualisht po zhvillohen luftime të ashpra për të larguar trupat ruse nga Bahmuti. /REL

Artikulli i plotë këtu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit