Kreu i Shërbimit të Inteligjencës së Jashtme të Rusisë, Sergey Naryshkin, ka zhvilluar një telefonatë me drejtorin e CIA-s William Burns në fund të qershorit, njoftoi sot agjencia shtetërore ruse e lajmeve TASS.
Naryshkin tha, sipas TASS, se telefonata zgjati rreth një orë dhe dyshja reflektuan dhe arsyetuan se çfarë të bënin me Ukrainën.
“Preteksti për një bisedë telefonike, siç e vlerësoj unë, nga ana e kolegut amerikan ishin ngjarjet e 24 qershorit. Është e qartë se si iu përgjigja pyetjes se çfarë ndodhi”, citohet të ketë thënë Naryshkin nga TASS.
“Të dyja bisedat telefonike dhe mundësia e një takimi personal mbeten,” tha ai, sipas TASS të cituar nga CNN.