Një 20-vjeçar është arrestuar në Himarë nën akuzën e shpërndarjes dhe shitjes së lëndëve narkotike.
Sipas policisë, i riu shpërndante doza kokaine dhe kanabisi, kryesisht në lokalet e natës.
Gjatë kontrollit fizik atij i janë gjetur disa doza kokaine dhe kanabis, si edhe një shumë parash që dyshohet se i ka përfituar nga shitja e dozave, të cilat i janë sekuestruar.
Gjithashtu policia i ka sekuestruar të riut një dorezë dhe 2 celularë gjatë kontrollit në banesën e tij.