-sidi education-spot_img
30.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

A do arratiseni si Ahmetaj? Deputeti i “sulet” gazetarit: Çfarë lidhje kam unë?!

Kryesoret

Në dosjen e Arben Ahmetajt që ka kopsitur SPAK-u ka dalë edhe emri i dy deputetëve të PS-së, ish-kryetarë bashkie të Fierit dhe Beratit, Zeqaj dhe Nasufi.

Një mesazh i datës 14 qershor 2012 sugjeron se Ahmetaj mbahej në dijeni të një takimi mes Mirel Mërtirit dhe Fadil Nasufit, kryetar i bashkisë së Beratit për vitet 2003-2015.

“Mbarova punë, po nisem për në Tiranë. Kalofsh mirë” i shkruan Mërtiri, Ahmetajt. Ndërsa ky përgjigjet “E di, më tha Nasufi”.

Por si e komenton Nasufi këtë mesazh, a ka favorizuar Mërtirin me tendera? “Asnjë favor për tenderat” tha ai.

Njëri nga gazetarët e pyeti; do të arratiseni edhe ju si Ahmetaj apo do të shkoni përpara SPAK-ut?

Deputeti u nervozua. “Çlidhje kam unë? Çlidhje ka me këtë? Një udhëtar i varfër nuk ka frikë nga asnjë kusar sado i ligë që të jetë” tha Nasufi dhe u largua.

I doli emri te përgjimet/ Baftjar Zeqaj shet Ahmetajn: E kam pasur vetëm shok partie

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit