Në Tiranë janë kryer disa arrestime që kanë si akuzë përndjekjen dhe dhunën.
Konkretisht është arrestuar një 30-vjeçar me inicialet Sh. K., pasi ka përndjekur dhe kanosur ish-të dashurën e tij, për një periudhë 1-vjeçare.
Po ashtu janë arrestuar tre presona me inicialet: M. Sh., S. Sh. dhe A. Sh., të tre banues në Tiranë. M. Sh. dhe gruaja e tij S. Sh. kanë ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së djalit të tyre me inicialet S. Sh., ndërsa ky i fundit e ka goditur bashkëshorten e tij, me send të fortë.
Arrestimi tjetër lidhet me një 40-vjeçar me inicialet L. A., pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij.
Gjithashtu, u ndalua edhe 66-vjeçari me inicialet F. F., pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij.