Rënia e euros ka prekur një rekord të ri historik ditën e enjte.
Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, monedha europiane u këmbye sot me 103.6 lekë, niveli më i ulët i regjistruar ndonjëherë.
Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, kursi Euro-Lek rezulton në rënie me 11.7%.
Flukset e turizmit, por edhe paraja e zezë e kanë zhvlerësuar vazhdimisht valutën europiane duke goditur eksportuesit, por edhe rezervimet në euro për pushimet.