Ka degraduar situata në Kuvendin e Kosovës në momentin kur kryeministri Albin Kurti ishte duke mbajtur fjalimin e tij.
Partitë opozitare gjatë gjithë kohës e kundërshtonin kryeministrin Kurti duke e quajtur “rrenc”.
Në një moment deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku e ka gjuajtur me ujë ndaj Kurtit dhe në ato momente kanë ndërhyrë ministrat e kabinetit qeveritar, dhe më pas situata u përshkallëzua.