-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LDK: Instaluesit e dhunës në Kuvendin nuk kanë të drejtë morali sot

Kryesoret

Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar sot pas sulmeve fizike në Kuvendin e Kosovës.

LDK thekson se pamjet e shëmtuara të dhunës nuk e kanë vendin në Kuvendin e Republikës, nuk e kanë pasur asnjëherë  as në të shkuarën as tani.

“Sot, ishte një ditë tjetër e rëndë në historinë parlamentare të Republikës. Instaluesit e dhunës në Kuvendin e Kosovës nuk kanë të drejtë moralizuese sot.

Ata kanë ushqyer polarizimin e skajshëm shoqëror, kanë ushqyer gjuhën e urrejtjes, ndarjes e përplasjes në çdo sjellje e veprim të tyre; e bëjnë dhe sot.Këtë sjellje të papërgjegjshme, ndarëse e përplasëse nuk guxojmë ta ushqejmë njësoj”, thuhet në reagim.

Në reagim thuhet më tej se LDK do të vazhdojë, si gjithherë, të mbrojë dhe ushtrojë vlerat bazike demokratike e shtetare në çdo sjellje të saj, brenda sallës së Kuvendit të Republikës dhe jashtë saj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit