-sidi education-spot_img
3.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE- Ujë në drejtim të Konjufcës, opozita bllokon seancën, kaos në Kuvend

Kryesoret

Pas dhunës së regjistruar ditën e sotme në Kuvendin e Kosovës duket se situata nuk ëShtë qetësuar aspak edhe pas një ndërprerjeje që u mbajt.

Edhe pse u kundërshtua nga opozita mbajtja e seancës kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca u shpreh i vendosur që duhet të mbahej sot.

Ndërkohë deputetët e opozitës kanë bllokuar foltoren e Kuvendit, ndërsa deputet e PDK-ja kanë sjell në seancë dy pankarta të mëdha ku kryeministri kosovar, Albin Kurti dhe Mimoza Kusari shihen me hundë të madhe, si “Pinoku”.

Sapo nisi seanca pas ndërprerjes deputetët e PDK-së kanë tentuar t’i ofrohen foltores së kryeparlamentarit dhe më pas, dikush nga deputetët ka hedhur ujë në drejtim të Konjufcës.

Menjëherë ka ndërhyrë edhe sigurimi i Kuvendit në sallë. Ndërsa, Konjufca ka paralajmëruar se kushdo që ushtron dhunë do të largohet nga salla.

Këtu mund të ndiqni seancën live nga Kuvendi i Kosovës

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit