Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në seancën e Kuvendit të enjten në Kosovë, ku deputetët e pozitës dhe ata të opzitës janë përleshur fizikisht.
E gjitha ka nisur teksa po mbante fjalim kryeministri Albin Kurti, zëvendëskryeministri Besnik Bislimi e largoi nga foltorja pankartën “Zdravo” të vendosur nga deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës.
Ky i fundit më pas shihet duke e goditur me shishe në fytyrë deputetin Lushtaku.
Pastaj aty janë ofruar disa prej ministrave, deputetët e pushtetit e të opozitës të cilët janë përfshirë në rrahje.