Specialistët e qarkullimit rrugor kanë vënë në pranga 49-vjeçarin me inicialet O. M., banues në Tiranë dhe 31-vjeçarin me inicialet K. M., banues në Thumanë.
Të dy personat janë arrestuar pasi duke drejtuar automjetet përkatëse, në gjendje të dehur, janë përplasur me dy automjete të tjera, me pasoja vetëm dëme materiale.