Kreu i PAA-së, deputeti Agron Duka ka sqaruar se përse abstenoi në Kuvend për kërkesën e SPAK-ut për arrestimin e ish-ministrit Arben Ahmetaj.
Ai thotë se ka abstenuar se është ende i paqartë në lidhje me procedurat.
“Kam abstenuar sepse jam i paqartë. Sipas meje ministrat fajësohen për procedura, atëherë nuk duhet të konsiderohen politikë por teknikë, gjë që është e pamundur.
Nëse Ahmetaj apo kushdo tjetër qoftë ai, ka përvetësuar para publike natyrisht duhet të dënohet. Mua më duket që po merr formë gjykimi për procedura dhe kjo sipas meje është gabim.
Së fundmi abstenimi nuk është kundra” tha ai. Bashkë me Dukën abstenuan edhe Fatmir Mediu me Vangjel Dulen.
Dalin emrat/ Kush ishin tre deputetët që nuk votuan për arrestimin e Ahmetajt?