-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Aksident masiv në Fier, tre të plagosur rëndë, dy prej tyre të mitur

Kryesoret

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur pasditen e kësaj të premte në aksin rrugor Fier -Seman në Fermë – Çlirim. Si rezultat i këtij aksidenti kanë mbetur tre të lënduar, dy prej të cilëve të mitur.

Aksidenti ka shkaktuar trafik të renduar në të dy anët e rrugës, ndërkohë që policia dhe grupi hetimor ndodhen  në vendngjarje për të përcaktuar shkaqet e aksidentit. Të lënduarit ndodhen në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve.

“Fier/Informacion paraprak: Rreth orës 18:20, në vendin e quajtur “Fermë Çlirim”, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin E. N., është përplasur me automjetin tip “Opel” me drejtues shtetasin F. D. dhe me automjetin tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin K. R. Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar lehtë pasagjerët në automjetin tip “Volkswagen”, shtetaset V. R., A. R., dhe dy fëmijë të mitur 2 vjeç dhe 10 vjeç , të cilët kanë shkuar në spital dhe po kryejnë ekzaminimet mjekësore. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.”, thuhet në njoftimin e Policisë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit