Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ditën e sotme se është arratisur nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës një i burgosur.
Mësohet se i burgosuri ndodhej në spital për të marrë ndihmë mjekësore kur dje rreth orës 14:43 është arratisur.
Policia ka nisur hetimet për kapjen dhe burgosjen e tij.
“Një i dyshuar mashkull gjersa ishte duke u shoqëruar nga zyrtarët policor për trajtim mjekësor në QKUK, ka arritur që të largohet në drejtim të panjohur”, thuhet në raport.