Ditën e sotme do të mbahet seanca e radhës për çështjen e Fredi Belerit. Kryebashkiaku i Himarës dërgoi në kërkesë për ndryshimin e masës së sigurisë duke kërkuar lirimin e tij.
Në lidhje me këtë kërkesë do të mbahet sot kjo seancë ku do të vendoset në Beleri do të lirohet apo jo.
Në gjykatë gjithashtu ka mbërritur edhe ambasadorja greke në Shqipëri, Konstantina Kamitsi.
Kujtojmë se Fredi Beleri u arrestua më 12 Maj 2 ditë para zgjedhjeve të 14 majit nën akuzën për blerje votash.
Nga qelia ai arriti të fitonte zgjedhjet për bashkinë e Himarës e cila solli edhe festime nga simpatizantët e tij. Ndonëse ai fitoi zgjedhjet Beleri nuk mori pjesë në ceremoninë e betimit pasi gjykata nuk e lejoi.