Ditën e sotme është bërë i mundur arrestimi e 51-vjeçarit me inicialet A. Gj. pasi në gjendje të dehur teksa po drejtonte automjetin e tij ka përplasur një makinë tjetër ku si pasojë mbetën të plagosur 3 persona.
Të plagosur mbetën shoferja 28-vjeçarja dhe 2 pasagjerë, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
Ndërkohë në Gjirokastër janë proceduar penalisht 7 të mitur pasi nga një konfliktit i çastit në vendin e quajtur “Katrori” kanë plagosur me thikë një 15-vjeçar.
Mësohet se 15-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.