Me 117 vota pro dhe 3 abstenim Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar kërkesën e SPAK-ut për të hequr imunitetin e deputetit socialist Arben Ahmetaj për ta arrestuar për aferën e inceneratorëve.
I pranishëm në seancë ishte edhe Edi Rama, por kryeministri heshti. Asnjë fjalë për ish-bashkëpunëtorin e tij më të ngushtë.
Krahun e djathtë në qeveri si zv/ kryeministër. Gjithashtu në sallë prezent ishin edhe Lulzim Basha dhe Sali Berisha.
Tre deputetët Fatmir Mediu, Vangjel Dule dhe Agron Duka abstenuan duke mos votuar pro apo kundër kërkesës së SPAK-ut drejtuar Kuvendit për të lejuar arrestimin e Arben Ahmetajn.